Flash News

Ditari i Opozitës

Diskutimet për Presidentin e ri, Mediu rrëfen bisedën me Alibeajn dhe Kryemadhin

Diskutimet për Presidentin e ri, Mediu rrëfen bisedën me Alibeajn

Kreu i PR, Fatmir Mediu, ka rrëfyer bisedat dhe diskutimet e tij me kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Për “Log” në ABC News, Mediu tha se ka kërkuar që opozita të jetë pjesë e procesit të diskutimit dhe zgjedhjet së Presidentit të ri.

“Nëse jo nuk ka interes për të bërë opozitë. Po e ka në dorë Edi Rama por në momentin e fundit. Por në procesin e përshkallëzimit ne kemi detyrën tonë. Sa herë që opozita ka humbur vetën vetëm ka humbur”, tha Mediu.

Ai tregoi bisedën me Alibeajn dhe Kryemadhin. Mediu tregoi se Alibeaj kishte pranuar ta shtronin për diskutim çështjen, ndërsa Kryemadhi ka kërkuar ta shohë propozimin fillimisht, pastaj të marrë një vendim.

“Po është një konsultim me Aleancën për ndryshim, me zotin Duka, Dule dhe Shehi. Para se të shkoj në qëndrim publik kam kontaktuar dhe me zotin Alibeaj, kam komunikuar edhe me kolegë të tjerë, kam komunikuar edhe me zonjën Kryemadhi dhe zotin Vasili, nuk ka komunikuar vetëm me PDIU-në. Alibeaj më ka thënë që do ta diskutojmë këtë çështje. Zonja Kryemadhi dua të shoh propozim para se të marrim një vendim”, shtoi Mediu.

 

Të fundit