Flash News

Ditari i Opozitës

Diskutohet kërkesa e PD për Komisionin Hetimor për Portin e Durrësit, Bardhi: Duhet transparencë

Diskutohet kërkesa e PD për Komisionin Hetimor për Portin e

Po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku po diskutohet në lidhje me kërkesën e PD për të ngritur një komision hetimor për projektin e Portit të Durrësit.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh se kjo është një çështje e interesit publik dhe është e detyrueshme transparenca.

“Kërkesa për komision hetimor është çështje konkrete. Një afere korruptive qindra milion euro.

Faljen e tokës publike bashke me portin tek një firme private dhe ndërtimi i një porti te ri.

Aty mund te jene para te pista qe po investohen dhe kuvendi ka te drejte te hetoje, sic ka te drejte te kontrolloje prishjen e te gjitha marrëdhënieve kontraktuale te meparshme.

Kuvendi ka te drejte te hetoje edhe se ca po ndodh me portin e ri.

Na u tha qe do jete me fature zero nga buxheti i shtetit sot na thuhet do të kushtojë 1 miliard.. nuk ka asnjë vendim te Gjykates Kushtetuese, ku thuhet se në qofte se çështja është ne Strasburg nuk mund te kete hetim parlamentar.

Gjithashtu i dashur koleg ti lexon gjera qe si kupton se keshtu ti kanë dhënë. Nuk ka asnje opinion te venecias per kete ceshtje sic ti pretendon.

Ne cdo vendim thuhet se Kuvendi ka rol kontrollues dhe duhet te beje kujdes qe te mos ketë mbivendosje kompetencash”, tha ai.

Të fundit