Flash News

Ditari i Opozitës

Dita e Flamurit/ Këlliçi nga Prekazi: Ditëlindja e UÇK-së dhe e heroit Adem Jashari janë burim frymëzimi

Dita e Flamurit/ Këlliçi nga Prekazi: Ditëlindja e

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka përkujtuar ditëlindjen e heroit Adem Jashari, dhe krijimin e UÇK së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se familja Jashari dha jetën për lirinë e vendit.

" Familja Jashari është mishërimi i fjalëve "vetëmohim" dhe "atdhedashuri". Sot Adem Jashari do të kishte 65-vjetorin e lindjes. Ai nuk festoi kurrë ditëlindjen e tij pa uruar fillimisht ditëlindjen e kombit shqiptar", shkruan ai.

Nga Prekazi, Këlliçi shprehu mirënjohje të përjetshme veteranëve të UÇK-së që luftuan për flamurin, për Kosovën, dhe për shqiptarinë.

Statusi i plotë:

Kam nderin e madh të jem sot në Prekaz, ku gjaku i familjes Jashari e kuqi flamurin kombëtar nga etja për liri.

56 anëtarë të familjes Jashari luftuan tri ditë e net derisa ranë heroikisht; burra, gra dhe fëmijë nga mosha 5 deri 74 vjeç. Të gjithë sa u gjendën në kullat e Jasharajve luftuan deri ne vdekje. Familja Jashari është mishërimi i fjalëve "vetëmohim" dhe "atdhedashuri".

Sot Adem Jashari do të kishte 65-vjetorin e lindjes. Ai nuk festoi kurrë ditëlindjen e tij pa uruar fillimisht

ditëlindjen e kombit shqiptar.

Në vitin 1997, po më 28 nëntor, lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila do të njihej botërisht si rezistenca popullore që i qëndroi ballëhapur zgjedhës së huaj në Kosovë. Ditëlindja e UÇK-së dhe e heroit të saj legjendar Adem Jashari janë burim frymëzimi për çdo shqiptar.

I përjetshëm qoftë në jetë të jetëve kujtimi dhe sakrifica e familjes dëshmore Jashari! I përjetshëm qoftë emri i Adem Jasharit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Dëshmorëve të Kombit!

Mirënjohje të përjetshme veteranëve të UÇK-së që luftuan për flamurin, për Kosovën, për shqiptarinë

Se Zoti vetë e tha me gojë

Që kombe shuhen përmbi dhe,

Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!

Dita e Flamurit/ Këlliçi nga Prekazi: Ditëlindja e

Dita e Flamurit/ Këlliçi nga Prekazi: Ditëlindja e

Dita e Flamurit/ Këlliçi nga Prekazi: Ditëlindja e

Të fundit