Flash News

Ditari i Opozitës

Dita e Rinisë, PD mban aktivitet në Qytetin Studenti, merr pjesë edhe Berisha

Dita e Rinisë, PD mban aktivitet në Qytetin Studenti, merr pjesë

Partia Demokratike ka njoftuar se sot në Qytetin Studenti do të zhvillohet ceremonia përkujtimore kushtuar figurës së liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, si edhe studentëve, pedagogëve, punëtorëve dhe të rinjve që udhëhoqën Lëvizjen për Ndryshim, Shpresë dhe Liri në vitin 1990.

Aktivitetit pritet të mbahet  në orën 11:00. 

Në aktivitet pritet të marrë pjesë Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

Njoftimi: 

Në ora 11:00, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, në Qytetin Studenti do të kremtohet figura e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, si edhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri.

Aktiviteti do të jetë me regji. Sinjali për media do të dërgohet pak para fillimit të tij.

Të fundit