Flash News

Ditari i Opozitës

“Dita e Verës, simbol i lulëzimit”, Berisha: 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë për Elbasanin

“Dita e Verës, simbol i lulëzimit”, Berisha: 14 maji do

Sali Berisha ishte i pranishëm në qytetit e Elbasanit, në kuadër të festës për Ditën e Verës. Kryetari i Partisë Demokratike tha se sot Elbasani është kryeqytet i pelegrinazhit shqiptar.

Ai gjithashtu shtoi se 14 maji do të jetë një ndryshim i madh për qytetarët e këtij qyteti, që do të mbështesin Luçiano Boçin për kryetar bashkie.

"Urimet më të përzemërt qytetarëve të Elbasanit, për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarët."

"Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria, në këtë kontekst, Elbasani është sot kryeqytet i pelegrinazhit shqiptar.
Por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit."

"Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër. 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh, një intelektual të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për qytetar të parë të qytetit. Edhe njëherë, urimet më të përzemërta për këtë festë, Hirushen e festave tona, siç e ka quajtur Faik Konica."

Të fundit