Flash News

Ditari i Opozitës

Dita Ndërkombëtare e Librit/ Kandidatja e koalicionit "Bashkë Fitojmë" u dhuron qytetarëve të Korçës libra

Dita Ndërkombëtare e Librit/ Kandidatja e koalicionit

23 prilli është cilësuar si dita ndërkombëtare e librit. E teksa me kohën vlera e tij po venitet për shkak të teknologjisë, kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Korçën, Ledina Alolli, i ka bërë jehonë kësaj dite duke “i tërhequr veshin” çdo qytetari dhe institucioni.

Alolli ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të uruar këtë ditë.

Së bashku me disa të rinjë ajo është ndalur në zona të ndryshme të qytetit duke dhuruar libra grupmoshave të ndryshme.

23 prilli është Ditë Ndërkombëtare e prillit. Në fëmijërin time por dhe në atë të bashkëmoshatarëve të mi libri ishte dritarja e njohurive. Sot brezi i fëmijëve tanë ka shumë mjete për të komunikuar po përsëri libri mbetet i pamposhtur. Ai është rruga drejt diturisë dhe shpirtit njerëzor.

Në këtë ditë të shënuar për të gjithë libërdashësit, si mësimdhënëse, si nënë nxënësish dua që të ndall vëmendjen time ndaj shkollave tona, ndaj fëmijëve tanë që nga qendra deri në periferi. Si dhe ndaj bibliotekave me mangësi në libra.

Dëshira ime është që të kthej vëmendjen ndaj librit por dhe ndaj leximit sepse korca është qytet i kulurës. Prandaj gjendem sot për të ndar një sasi librash si një form simbolike për të kthyer vëmendjen ndaj librit dhe leximit në shtëpitë tona.

Gëzuar ditën e librit, këtij mikut të heshtur, në kohë të mirë dhe të vështira.”, ka thënë gjatë fjalës së Alolli.

Të fundit