Flash News

Ditari i Opozitës

Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, PD: Shqipëria e dorëzuar dhe gjunjëzuar nga vjedhja e pushtetit

Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, PD: Shqipëria e

Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit për të përcjellë realitetin në të cilin sot gjendet Shqipëria.

Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo në një deklaratë nga sleia blu tha se shteti shqiptar është privatizuar nga politika dhe kapur nga interesat personale të qeverisë Rama.

Garo shtoi se korrupsioni në Shqipëri mbetet alarmant referuar edhe raporteve ndërkombëtare, sipas së cilave, për luftën ndaj korrupsionit nuk ëhstë treguar vullnet politik.

“9 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit; njëkohësisht dhe fatkeqësisht për Shqipërinë, edhe faktin se shteti është privatizuar nga një klikë politike dhe kapur nga interesa personale korruptive. Partia Demokratike vëren me alarm, mbështetur në raporte ndërkombëtare, se Shqipëria nën Edi Ramën është e dorëzuar dhe gjunjëzuar përballë këtij fenomeni. 

Korrupsioni mbetet një shqetësim alarmant, duke u bërë pengesë për përparimin e Shqipërisë dhe integrimin në Bashkimin Europian. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i cili u publikua rreth dy muaj më parë, ishte një “shuplakë” për Shqipërinë. Raporti theksonte se për të luftuar fenomenin e korrupsionit nuk është treguar vullnet politik”, tha Garo.

Më poshtë gjetjet e raporteve:

Në vazhdën e vjedhjeve dhe raporteve mbi to, vetëm një ditë para ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, një raport i organizatës satelite te Brukselit “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, na sjell gjetje të reja alarmante.  

Sipas këtij raporti të fundit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesit, si kërkimi i ryshfetit, dhënia, pranueshmëria e korrupsionit, rënia pre e tij dhe madje kapja e shtetit nga bizneset. 

Raporti thekson:  

“Shqipëria duket të jetë vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ i lartë në rajon, ku 57% e qytetarëve u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë në transaksione korrupsioni”. 

Për dallim, sipas raprtit, Serbia mbetet vendi me nivelin më të ulët të presionit të korrupsionit në rajon, ndërsa Kosova ka nivelin më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni, me 20% të qytetarëve që kanë paguar rryshfet në krahasim me 23% në Serbi. 

Treguesi i presionit për kapjen e shtetit nga bizneset, i cili fokusohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial apo institucional, sheh Shqipërinë me 45%, më të lartin në rajon. 

Kjo është Shqipëria e Edi Ramës, e para në hit-paradën e korrupsionit. Pavarësisht pallavrave se këtu zhvillon samite BE-ja, është po BE me raportet e saj që hedh në erë çdo propagandë. 

Të fundit