Flash News

Ditari i Opozitës

Djali i Belerit në garë për bashkinë e Himarës? Kaso: Nuk do të jetë i vetëm

Djali i Belerit në garë për bashkinë e Himarës? Kaso:

Ivi Kaso, sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike tha se Petro Beleri, djali i Fredi Beleri nuk do të jetë kandidati i vetëm që do të merret në vlerësim nga opozita për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 4 gusht në Himarë pas dekretimit nga presidenti i republikës.

Në emisionin Review në Euronews Albania , ai tha se mazhoranca ka shkelur ligjin zgjedhor pasi ka nisur fushatën në Himarë që 6 më parë duke emëruar prefekt atë që do të jetë kandidati i tyre në zgjedhje i cili vetëm pak ditë më parë ka shpërndarë certifikata pronësie në Himarë.

“Opozita e bashkuar e fitoi dhe ka për ta fituar garën në bashkinë Himarë, ndërsa mazhoranca e ka nisur fushatën prej 6 muajsh duke e emëruar prefekt njeriun që do ta zyrtarizojë si kandidat, javën e shkuar kandidati po shpërndante certifikata pronësie në Himarë, duke shkelur të gjitha ligjet.

Opozita e bashkuar do zgjedhë të garojë me një kandidat të përbashkët që do të mbështet nga gjithë koalicioni. Vendimmarrja në këtë drejtim do jetë shumë e shpejtë. Djali i Belerit është një emër që po qarkullon por nuk është emri i vetëm që do t’i nënshtrohet vlerësimit të partive opozitare”, tha Kaso.

Të fundit