Flash News

Ditari i Opozitës

Djegësi i Tiranës/ Berisha: Sipërmarrja e Veliajt, Ramës dhe Agaçit mbrohet nga SKAP-i i partisë

Djegësi i Tiranës/ Berisha: Sipërmarrja e Veliajt, Ramës dhe

Kreu i PD, Sali Berisha ka denoncuar sot kryeministrin Rama, kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj dhe sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçin si pronarët e vërtetë të djegësit të Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se në 30 vitet e ardhshme kjo aferë do t’u kushtojë shqiptarëve 680 milionë euro, por ky korrupsion mbrohet nga SPAK.

“Së fundmi, sipërmarrja e djegësit të Tiranës është vetëm e vetëm e Erion Veliajt, Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit.

Ajo vazhdon me të njëjtat tarifa dhe të njëjtat fitime e procedura, megjithëse dy pronarët falsë, Mërtiri dhe Zoto, janë në ndjekje penale dhe kërkim ndërkombëtar.

Ky fakt dëshmon në mënyrën më flagrante se pronarët e vërtetë të djegësit të Tiranës janë Veliaj-Rama-Agaçi.

Ata që ndiqen janë aksionerë minorë ose punëtorë në kompaninë e Ramës-Veliajt dhe Agaçit.

E vërteta e djegësit të Tiranës, që është afera që shkon 680 milionë euro në 30 vite, është aferë kriminale e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Engjëll Agaçit.

Por ajo është një monument i shëmtuar i korrupsionit në Shqipëri dhe botë, që mbrohet nga SKAP-i i partisë. Kjo është e vërteta”, u shpreh Berisha.

 

 

Të fundit