Flash News

Ditari i Opozitës

“Do bëj publike dëshmi tronditëse”, Berisha për ambasadorin britanik: Ose është racist i tërbuar antishqiptar, ose është i korruptuar

“Do bëj publike dëshmi tronditëse”, Berisha për

Kreu i PD, Sali Berisha përsëriti akuzat ndaj ambasadorit britanik në Tiranë Alastair King-Smith se qëndron pas vendimit të Britanisë për shpalljen e tij “non grata”.

I ftuar në MCN, Berisha ngriti dyshime se ambasadori britanik është i korruptuar.

“Shumë shpejt bëj publike dëshmi tronditëse ndaj ambasadorit britanik  Alastair King-Smith, dëshmojnë se ose është racist i tërbuar antishqiptar ose është i korruptuar. Ato që ka shkruar ai për qeverinë e tij do bënin të skuqej çdo njeri i ndershëm. P.sh Berisha ka lidhje me bandën e Elbasanit.

Jam njeriu që kam denoncuar 3 herë më shumë se gjithë politikanët të marrë së bashku. Këtë e ka thënë Basha kur unë po bëja transparencë se isha i vetmi se cdo bande i numërtoja anëtarët.

Ajo shkresë mund të dërgohej vetëm nga rruga, nuk ka emër të atij që e ka firmosë. Nëse do të ndihmojë krimin? Është tjetër punë. Britania është shtet ligjor e unë jam falënderues ligjeve të saj se bën të mundur të gjesh të vërtetat”, tha Berisha.

Të fundit