Flash News

Ditari i Opozitës

“Do ketë mosbindje civile”/ Berisha: E ftoj SKAP-in që të shqyrtojë çdo vendim timin nga 1991 deri më sot

“Do ketë mosbindje civile”/ Berisha: E ftoj SKAP-in që

Sali Berisha shprehet se ka vepruar gjithmonë konform ligjit gjatë karrierës së tij politike. Ai ftoi SPAK-un që të hetojë, ndërsa nënvizoi se vetëm qeveria dhe jo PD, i ka bërë presion politik.

“Ju garantoj se në çdo vendim do gjejnë vetëm ligjin. Ata që pretendojnë se SKAP-it po i bëhet presion nga të dyja anët, SKAP-it nuk po i bëhet asnjë presion nga PD.

Përkundrazi, PD ka kontribuar shumë me dokumente, fakte, dhe do i paraqesë publikisht. SKAP-i është shndërruar dhe është krijuar si një organizatë, repart i PS-së”, tha Berisha.

Në konferencën për mediat, kryedemokrati u ndal tek aksioni i opozitës kundër qeverisë. Ai tha se kjo do jetë vjeshtë protestash e grevash

“Sali Berisha dhe PD do bëjë gjithçka që kjo vjeshtë të jetë vjeshtë grevash, protestash, revoltash paqësore, mosbindje civile. Ky është kushti më themelor për të kthyer vendin në normalitet. PD është e gatshme. Pakënaqësia dhe revolta është shumë e lartë. Pritshmëria e tyre është shumë e madhe”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit