Flash News

Ditari i Opozitës

Ç’do ndodhë në Kuvendin e 30 prillit? Garo jep detajet: Do merren vendime të reja për hapat e radhës

Ç’do ndodhë në Kuvendin e 30 prillit? Garo jep detajet:

Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, F;oriana Garo ka zbardhur detaje se çfarë pritet të ndodhë në Kuvendin e 30 prillit i paralajmëruar nga Komisioni i Rithemelimit.

E ftuar në Report tv, Garo tha se në këtë Kuvend do të ketë vendime të reja dhe ndryshime statutore, madje, do përcaktojë edhe hapat e radhës për PD.

Garo u ndal edhe te deklaratat e SHBA, sa i përket të ardhmes së PD-së, me drejtues një person ‘Non Grata’. Sipas saj, kjo deklaratë nuk e tremb aspak Komisionin e Rithemelimit, pasi nuk ka prova që vërtetojnë se Berisha ka kryer korrupsion dhe ka “minuar demokracinë”.

Do të jetë një Kuvend me ndryshime statusore dhe do të marrë edhe vendime të reja. Kuvendi i 30 prillit do të vendosë për hapat e radhës.

Ky problem ka qenë në fillim kur nuk dihej historia, në çdo foltore Berisha e ka trajtuar si çështje dhe demokratët kanë arritur të kuptojnë që kjo është një çështje e ngritur pa thelb, pa prova e pa baza, e për rrjedhojë, Amerika nuk do të ndërhynte në sovranitetin e vendit tonë, jemi një vend sovran që i zgjedhim me vullnet të lirë drejtuesit tanë.

Kam parë një punë të jashtëzakonshme të Foltores dhe Komisionit të Rithemelimit dhe një përqafim të madh të demokratëve”, tha Garo.

Të fundit