Flash News

Ditari i Opozitës

Ç’do ndodhë nëse bashkohet PD dhe Alibeaj vendos kushte? Meta: Nuk prishen balancat

Ç’do ndodhë nëse bashkohet PD dhe Alibeaj vendos kushte?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur se çfarë do të ndodhte nëse PD bashkohet dhe deputeti Enkelejd Alibeaj do të kërkonte të vendoste emrat e tij për kandidatët për kryetar bashkie dhe në këshillat bashkiakë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta thekson se nuk ka kushte për PD dhe se qëllimi i vetëm i tij dhe opozitës është rrëzimi i qeverisë.

“Nuk kemi asnjë kushte përveç përpjekjes për të maksimalizuar energjitë e popullit opozitar për të ç’rrënjosur Rilindjen. Partia kryesore në opozitë është PD e dyta është PL, ne kemi dhënë një model parimor.

Marrin rastin e këshillit bashkiak të Tiranës dhe PL është faktor vendimtar në këshilli, kryetari i takon PL. Rruga e bashkëpunimit është e hapur për të gjithë.  Balancat tona parimore nuk lëvizin, është çështje menaxhimi të marrëdhënieve me opozitarët”, tha Meta.

 

Të fundit