Flash News

Ditari i Opozitës

"Do të provohen të gjitha format e mosbindjes civile", Vokshi: Nuk do të jetë protesta e fundit

"Do të provohen të gjitha format e mosbindjes civile",

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka paralajmëruar se protesta e 26 nëntorit nuk do të jetë e fundit nga opozita. Gjatë një prononcimi të shkurtër nga protesta në Tiranë, Vokshi theksoi se pas kësaj proteste, opozita do të provojë të gjitha format e mosbindjes civile.

Sipas Vokshit, Policia ishte njoftuar me kohë për mbajtjen dhe kohëzgjatjen e protestës, por ajo theksoi se pati një tentativë provokimi nga ana e efektivëve ndaj qytetarëve protestues. Deputetja theksoi se kërkesat e opozitës janë të qarta: lirimi i Sali Berishës dhe udhëheqësve të tjerë të opozitës, krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe krijimi i një qeverie teknike.

"Do ketë shumë protesta të tjera pas kësaj, do të provojmë të gjitha format e mosbindjes civile", shtoi Vokshi. Ajo gjithashtu theksoi se protestuesit do të qëndrojnë në vend deri në orën 20:00, dhe nuk kanë ndërmend të lëvizin.

Të fundit