Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha njofton krijimin e “frontit opozitar”, përbërja që do të ketë: Do të shembim regjimin monist

Berisha njofton krijimin e “frontit opozitar”, përbërja

Sikurse kishte paralajmëruar, Sali Berisha po përgatitet për të “rrëzuar” qeverinë socialiste. Kryetari i PD-së, njoftoi lëvizjen për krijimin e asaj që e quajti “një front opozitar”, që në përbërje do të jetë opozita, shoqëria civile dhe ekspertë të ndryshëm.

Në konferencën e përjavshme, Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të angazhohen për të shpëtuar vendin. Qeverisjen e Edi Ramës, Berisha e konsideroi një regjim monist.

“Zgjidhja është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve shqiptarë. Të atyre të cilët e duan këtë vend, konsiderojnë lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve si premisën më jetike për zhvillimin e tyre dhe sistemit të tyre. Shembja e këtij sistemi arrihet përmes krijimit të një fronti opozitar.

PD në këtë kontekst, konsideron kritike krijimin e një fronti opozitar të përbërë nga të gjitha forcat politike opozitare dhe shoqëria civile, grupet e interesit, rrethi akademik, të gatshëm që të përballet me regjimin e Ramës.

PD iu bën thirrje shqiptarëve kudo që janë, të angazhohen me potencialet e tyre për të shpëtuar vendin. PD iu bën thirrje miqve të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe demokracisë në Europë e kudo në vend të lirë, që të ndërpresin mbështetjen për regjimin monist të Ramës, si kontribut për rivendosjen e sistemit kontrollues”, tha Berisha.

Të fundit