Flash News

Ditari i Opozitës

"Do të vrasim", akuza e Kullurit: Njerëzit e Bashës më kanë kërcënuar në telefon

"Do të vrasim", akuza e Kullurit: Njerëzit e Bashës

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri është shprehur se ka marrë kërcënime nga njerëzit e Lulzim Bashës.

Ai tha se njerëzit e kryedemokratit i kanë thënë që do e vrasin, teksa gjatë debatit me ish-kandidatin e PD Agim Baçi, shtoi se deklaratat e tij nuk janë nga inati.

“Si mund të kem unë inat me PD? Luftën e klasave e njoh mirë në kurriz të familjes time. I kam parë unë këto metoda, më është rrahur lëkura 4 vite, kam dëgjuar kërcënime nga njerëzit e Bashës në telefon, do të vrasim, do të bëjmë. Ky që lufton krimin”, tha Kulluri në emisionin "Log".

Të fundit