Flash News

Ditari i Opozitës

‘Dogji’ shansin e fundit për Presidentin, Alibeaj: E dija që do e hanin fjalën, PS u tërhoq

‘Dogji’ shansin e fundit për Presidentin, Alibeaj: E dija

Enkelejd Alibeajt me të vetët dogjën shansin e fundit për të propozuar kandidatët e tyre për Presidentin e ri. Tani është në dorën e maxhorancës të propozojë në raundin e katërt dhe të pestë.

Në një deklaratë për mediet, Alibeaj tha se grupi i tij mori pjesë në diskutime, por ishte maxhoranca ajo që nuk mori pjesë. Alibeaj tha se Rama e hoqi mundësinë që të zgjidhej një president konsensual, i cili do të kishte legjitimitetin e palëve.

“Detyra e secilës nga palët është të marrë pjesë. Këtë bëmë ne morëm pjesë, konsumuam rregullat e lojës. Për të qenë tek presidenti neutral . U bë ajo që bën gjithmonë të tërhiqet. Në këtë proces është e qartë se për shkak të ndryshimeve. Për këdo është e qartë, ajo çfarë Rama ka bërë gjithmonë, e bëri edhe kësaj radhe, humbëm një rast për t’i dhënë shqip një institucion që do të kishte legjitimitetin e palëve. Të qëndronte në mënyrë serioze në lartësinë e detyrës, ishte maxhoranca që nuk mori pjesë. ne ofruam rregulla, kërkuam dakordësi, ecëm me kandidaturat”, tha Alibeaj.

Ishte Enkelejd Alibeaj ai që i tha ‘po’ paktit me Taulant Ballën për t’u ulur në tryezën e diskutimeve, por maxhoranca rrëzoi formulën e paraqitur nga deputeti demokrat dhe i kërkoi këtij të fundit që propozimit të paraqiteshin me 20 firma deputetësh, gjë që nga ana e Alibeajt u konsiderua shkelje e marrëveshjes mes tyre.

I pyetur nëse është penduar që pranoi të ulej në një tryezë me Ballën, Alibeaj tha se përballë një procesi si zgjedhja e Presidentit, duhej të kishte seriozitet.

“Jo, as i penduar, i tallur jo e jo. Ne kishim përballë procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe ai Meriton seriozitet në proces. Ju mund të thoni a e dinit që këta do e hanin fjalën? Edhe e dija. Morëm pjesë në proces për të mos vijuar me historinë e bojkotit. Ne e kishim detyrimin ndaj shqiptarëve”, tha Alibeaj.

 

Të fundit