Flash News

Ditari i Opozitës

“Doktor, je ulur në karrigen time”, ish-deputeti thumbon Berishën: Dikur na përzure ne, tani Luli ty pabesisht

“Doktor, je ulur në karrigen time”, ish-deputeti thumbon
Në foto/ Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë hyrjes së tij në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha është ulur sot në Kuvendin e ri. Pavarëisht vendimit të kreut të demokratëve Lulzim Basha, Berisha ka vendosur të dalë kundër vendimit, i cili e përjashton ish-liderin e PD-së nga grupi parlamentar.

Në një reagim në Facebook, ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha ka ironizuar futjen e ish-kryeministrit Berisha në Kuvend. Hoxha i ka rikujtuar momentin kur Berisha ka kundërshtuar dhe ka larguar në grup disa deputetë, duke e vendosur paralel me përjashtimin e tij nga Basha.

“Te kujtohet kur thoje per ne: “vota e tyre kunder nuk do mbahet shenim ne memorien historike te partise, nuk do kete asnje pasoje”. Ne kishim votuar kunder nje pazari korruptiv, por ti nuk ia zbuloje publikut kete. Thjesht zotoheshe se ne nuk do kishim pasoja. Pastaj na perzure ne grup. Tani Luli pabesisht te beri “beck-bencher”, si ne, duke te lavdëruar”, shkruan Hoxha.

Postimi i plotë:

Doktor, urime per fillimin e legjislatures se re.

Une u gezova shume, sepse je ulur ne karriken ku ulesha une dikur dhe me riktheve kujtimet.

Une dhe koleget e mij qe uleshim ne rreshtin e fundit nuk ishim vetem “back-bencher”, por edhe kandidate per t’u perzene nga partia.

Te kujtohet kur thoje per ne: “vota e tyre kunder nuk do mbahet shenim ne memorien historike te partise, nuk do kete asnje pasoje”.

Ne kishim votuar kunder nje pazari korruptiv, por ti nuk ia zbuloje publikut kete. Thjesht zotoheshe se ne nuk do kishim pasoja.

Pastaj na perzure ne grup.

Tani Luli pabesisht te beri “beck-bencher”, si ne, duke te lavderuar.

Une nga ajo karrike ruaj kujtime te mira, sepse sa kohe ulesha aty populli me respektonte si njeri me integritet, te paster e me dinjitet.

Une edhe sot jam krenar, sepse ate karrike ku ulesha nuk e turperova kurre. Po ti, do ta nderosh dot?

 

Të fundit