Flash News

Ditari i Opozitës

Dokumenti/ Pak para zgjedhjeve, Lulzim Basha firmos marrëveshje lobimi në SHBA

Dokumenti/ Pak para zgjedhjeve, Lulzim Basha firmos marrëveshje lobimi

Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka firmosur një kontratë lobimi me Sonoran Policy Group LLC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç duket nga dokumenti, kontrata është firmosur më 19 shkurt 2025, pra pak muaj para zgjedhjeve të 11 majit dhe përfundon më 31 tetor 2026.

Po ashtu, bie në sy se Basha ka firmosur nën statusin “individ” dhe jo si përfaqësues i një partie politike apo qeverie të huaj.

Dokumenti/ Pak para zgjedhjeve, Lulzim Basha firmos marrëveshje lobimiDokumenti/ Pak para zgjedhjeve, Lulzim Basha firmos marrëveshje lobimi
Ndërkohë, objektivat e kësaj marrëveshje parashikojnë “Rritja e ndërgjegjësimit për sfidat e Shqipërisë në rrugën e saj për të siguruar sundimin e ligjit, një demokraci funksionale, dhe mbrojtjen e lirive themelore, vëmendje e veçantë në luftën kundër korrupsionit dhe të organizuar krimi si dhe përmirësimi i konkurrencës dhe klimë së biznesit për të tërhequr investime nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri”.

Kontrata e firmosur më 19 shkurt 2025 dhe një tjetër e nënshkruar më 11 qershor 2019 nuk janë kontrata e parë e lobimit që Lulzim Basha ka firmosur me Sonoran Policy Group.

 

Të fundit