Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Alibeajt, Baçi: Intrigë për të mbajtur PD-në e përçarë

Dorëheqja e Alibeajt, Baçi: Intrigë për të mbajtur

Deputeti demokrat Luan Baçi e cilëson dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga funksionet në PD, si një moment intrige.

Për Fax News, Baçi tha se Alibeaj nuk kishte asgjë në dorë që të dorëhiqej dhe da;lja e tij publike është një mënyrë që të marrë vëmendje. Demokrati shtoi se e gjitha është një lojë e pistë nga Alibeaj me qëllim që ta mbajë PD-në të ëprçarë.

Baçi tha se Alibeaj bashkë me deputetët e tjerë mbajtën vulën dhe siglën, dolën të turpëruar me 12 kandidatë në 12 bashki.

“Kur nuk ke gjë në dorë s’ke si të dorëhiqesh, parë në këtë këndvështrim për mua nuk është lajm, thjesht del në media që të marrë vëmendje, për të thënë që ja ku jam ekzistoj. Në vend të kërkonte ndjesë demokratëve për këtë tradhti, nuk e dimë kush është kryetari i asaj partie, që thonë se është PD-ja.

Këto janë lojëra, shumë të pista, një nivel i ulët i të luajturit në politikë. PD e vërtetoi që me kandidatët e dalë nga Primaret, në kushte shumë të vështira, pa fonde, pa emrin e kreut të PD-së, në një disfavor me kandidatët e mazhorancës, me kandidatët e vënë nga Alibasha, si kandidatë të Ramës, pa komisionerë, pa vëzhgues, arriti të marrë 40% të votave. Pak rëndësi ka si përkthehen në bashki.

A e di ça do të thotë që je i detyruar të dalësh me emër tjetër? Me mijëra simpatizantë nuk orientoheshin dot, kanë votuar PD-në pa ditur që ka qenë koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Që të gjithë mbajmë përgjegjësi, sipas hierarkisë. Dorëheqja e Alibeajt është nga ajo që nuk e ke. Mbajtën vulën, siglën, duke dalë në zgjedhje, vuri 12 kandidatë në 12 bashki që dolën të turpëruar, absolutisht morën vota nën  siglën e PD-së.

Do të ishte e ndershme që Alibeaj do të thoshte që do të hymë në zgjedhje të gjithë së bashku, të kandidojë kush të dojë dhe anëtarët të votojnë, madje dhe simpatizantët. Kjo është kjo zgjidhja e PD-së, por vënia e kushteve që do hymë në zgjedhje por jemi kundër berishizmit është nj detyrim. Sali Berisha, është faktor, ka votuesit e tij. Me detyrim nuk bëhet, nuk ka demokraci. Deklarata e sotme është një intrigë, për ta mbajtur të përçarë PD-në”, tha Baçi.

Të fundit