Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj u dorëhoq, Harxhi thirrje Tabakut dhe Bardhit: Silleni vulën në seli

Alibeaj u dorëhoq, Harxhi thirrje Tabakut dhe Bardhit: Silleni vulën

Enkelejd Alibeajt njoftoi sot dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe i grupit parlamentar.

Edith Harxhi i është drejtuar me një thirrje publike, Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit, të sjellin vulën dhe logon e partisë dhe të ndihmojnë në ringritjen e saj.

“Tani që Enkelejdi dha “dorëheqjen”, i bëj një thirrje publike, #JoridaTabaku #GazmendBardhi dhe disa deputetëve të tjerë, -silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar!”, shkruan Harxhi.

Dorëheqja e Enkelejd Alibeajt erdhi pas dështimit në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku nuk arriti dot të fitonte asnjë bashki. Premisat në Tiranë u thyen shpejt kur kandidati i tij Roland Bejko, u rendit i katërti pas Arlind Qorit.

Të fundit