Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Bashës, deputeti i PD: Vendim hipokrit. Zëvendësimi nga Alibeaj, i paligjshëm

Dorëheqja e Bashës, deputeti i PD: Vendim hipokrit.

Deputeti demokrat Luan Baçi e cilësoi dorëheqjen e Lulzim Bashës si një veprim hipokrit, duke theksuar se ai ishte shkarkuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Ishte i pritshëm sepse ishte një veprim që duhet të ishte kryer shumë më shpejt. Është një vendim hipokrit i Lulzim Bashës, i një deputeti të zakonshëm të cilin Kuvendi i 11 Dhjetorit e shkarkoi. Duke e parë në këtë prizëm, gjatë këtyre muajve Lulzim Basha i ka bërë dëm PD”, tha deputeti.

Ky i fundit komentoi dhe marrjen e drejtimit të përkohshëm të partisë nga Enkelejd Alibeaj. Baçi u shpreh për "Ditë e Re" se kjo është e paligjshme dhe anti-statutore.

“I paligjshëm, në kundërshshtim me statutin. Një drejtues partie i shkarkuar si Lulzim Basha nuk mund të bëjë kalim kompetencash te nënkryetarët e vet. Kuvendi i 11 Dhjetorit është i vetmi organ legjitim që bën drejtimin e PD në këtë periudhë tranzitore deri në Kuvendin e 30 prillit”, deklaroi Baçi.

I pyetur se çfarë do të ndodhë në PD, ai është shprehur skeptik për largimin e Bashës.

“Pavarësisht se akti i tij i djeshëm është hipokrit, se Basha nuk ka dhënë dorëheqjen dje, ka thënë do largohem nga zyra. Ai duhet të largohet nga zyra dhe të krijojë hapësirat që PD të vijojë aktivitetin.

Basha ka bllokuar të gjitha zyrat e degëve nëpër rrethe, mbledhjet zhvillohen nëpër lokale. Basha ka 8 vjet që çdo lloj sponsorizimi i përdor për vete, kurrë nuk i ka dhënë asnjë qindarkë PD që të kryejë aktivitetin e vet”, u shpreh deputeti.

 

Të fundit