Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Bashës, Grupi i Rithemelimit: Mundësi për bashkimin e demokratëve, jo koha për "ultimatume"

Dorëheqja e Bashës, Grupi i Rithemelimit: Mundësi për

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe rezolutës së Grupit të PD për largimin e Sali Berishës.

Sipas ‘Rithemelimit’, ndonëse Basha u shkarkua në 11 dhjetor me referendum, ky akt është një mundësi për bashkimin e demokratëve.

Po ashtu, Grupi i Rithemelimit i përgjigjet edhe Grupit të PD, ku thekson se tani nuk eshte koha per te nxjerre "ultimatume" apo deklarata te pavotuara.

“Akti i fundit i Lulzim Bashes, i shkarkuar me voten 4446 delegateve ne Kuvendin historik te Partisë Demokratike te dates 11 dhjetor 2021, dhe me voten e 44 mije anetareve te PD-se ne referendumin e 18 dhjetorit, shenon largimin e tij te zvarritur pa fund, pa asnjë lloj argumentimi dhe asnje marrje pergjegjesie.

Me gjithe kete, kjo eshte një mundesi e mire per te bashkuar demokratet permes institucionit te votes se lire.

Tani nuk eshte koha per te nxjerre "ultimatume" apo deklarata te pavotuara nga te emeruarit e te shkarkuarve.

Te emeruarit e vules, te shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po kerkojne te luajne me bllofin duke besuar se mund te mbajne peng simbolet e PD-se e duke vene kushte sipas filozofise se te dorehequrit apo nga të emeruarit e tij ne PD-ne e Vules.

Tani nuk eshte koha per thellimin e perçarjes, por per fillimin e nje procesi te hapur, te sinqerte dhe perbashkues i cili sigurisht kalon vetem permes votes se lire te demokrateve!”, thuhet në reagim.

 


 

 

 

Të fundit