Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Bashës, Kryemadhi: Tradhëtia e tij dëmtoi forcën politike. Më ka telefonuar, por e refuzova

Dorëheqja e Bashës, Kryemadhi: Tradhëtia e tij dëmtoi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së.

E ftuar në Neës 24, Kryemadhi u shpreh se nuk e ka ndjekur deklaratën kur Basha njoftoi tërheqjen nga PD, por e quajti këtë të fundit nëj veprim të vonuar nga ana e ish-kryedemokratit. Kryemadhi shtoi se dorëheqja e Bashës më shumë i është dukur si një ‘hall’ se sa rëndësi për atë se çka Basha po komunikonte në publik.

“Nuk e kam ndjekur në asnjë moment. Një veprim shumë i vonuar nga ana e tij. Tradhëtia e Bashës dëmtoi forcën politike. Dëmtoi LSI-në pafund. Dorëheqja e tij kishte më shumë hall se si do të dilte imazhi mediatik se sa ajo që do të thoste. Ai ka qenë gjithmonë sipërfaqësor sa i përket thelbit të gjërave për vendin, por asnjëherë për interesat e tij”, deklaroi Kryemadhi.

E pyetur se cili ka qenë komunikimi i fundit me Bashën, Kryemadhi pohon se nuk ka komunikuar prej datës 1 Mars. Ajo shton se Basha e ka telefonuar disa herë, por Kryemadhi ka refuzuar t’i përgjigjet.

“Komunikimi im ose diskutim debat me Bashën ka qenë para 1 Marsit kur u bë debate për çështjen e Elbasanit. Dhe tregoi se Monika kishte të drejtë. Bashkëoun imi i Gaz Bardhit dhe sot nuk ka një drejtim vrasja e Pjerin Xhuvanit. Nga ana tjetër, unë e bëra shumë të qartë që ka shkuar shumë larg bashkëpunimi i grupit të PD-së me kandidatët e socialistëve në Elbasan, ishte preent. Kjo është vënë re edhe në Berat ku ndërhyrja flagrante e komisionerit të PD-së ka qenë shitja e mandateve të LSI. Më pas gjatë ditës së zgjehdjeve në mëngjes e kam uruar dhe ka qenë moment ii komunikimit për çështjen e deputetëtev të Elbasanit dhe mandatin e Durrësit. Që nga ai moment nuk kam komunikuar më me të. Më ka marrë disa herë në telefon, por s’ia kam hapur. I kam thënë fol me zotin Vasili”, tha Kryemadhi.

Të fundit