Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Bashës, Noka: Ishte ‘blof’, la pas bashkëpunëtorët që t’i shërbejnë Ramës

Dorëheqja e Bashës, Noka: Ishte ‘blof’, la pas

Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka e ka konsideruar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit një ‘blof’.

Për Ora Neës, Noka tha se lëvizja e fundit e Bashës u bë me qëllim që t’i zgjasë PD-së tentativën për t’u shkërmoqur. Ai shtoi se me deklaratën e djeshme Basha u përpoq t’i hidhte hi syve demokratëve duke lënë pas bashkëpunuesit e tij që do t’i shërbejnë Ramës.

“Që nga data 11 dhjetor, për të gjithë demokratët, zoti Brava është deputet. Lëvizja e është e gjitha një blof për t’’I zgjatur agoninë asaj selia. Për të zgjatur sa më shumë tentativën e tij për ta shkërmoqur atë seli dhe atë grup deputetësh që ka. 6 marsi vërtetoi se 6% është fuqia e Bravës së bashku me mbështetësit e tij. Pas 6 marsit pati një zgjim në bazë te demokratët, dhe pati një zgjim dhe në grupin parlamentar. Brava bëri një lëvizje për t’u hedhur hi syve demokratëve. U tërhoq një hap pas dhe la po bashkëpunuesit e tij. Kjo është vazhdim i shërbimit ndaj Edi Ramës, i tentativës së asgjësimit i asaj që ka mbetur aty dhe është vazhdim i betejës, kundër demokratëve dhe PD në përgjithësi”, tha Noka.

Të fundit