Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Bashës, Paloka: Hile e re për të vijuar zvarritjen e PD-së

Dorëheqja e Bashës, Paloka: Hile e re për të vijuar

Deputeti demokrat Edi Paloka e ka cilësuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit si një hile për të mos lejuar bashkimin e Partisë Demokratike.

Paloka, tha për A2 CNN, se deklarata që Enkelejd Alibeaj lexoi për dorëheqjen ishte një nga ‘variantet’ që dolën më vonë për largimin e Bashës.

“Dje patëm një skemë të asaj që ka ndodhur deri më sot. Unë e kam thënë edhe më parë që po përgatitet një hile e re. Dje u zbulua ky truk në deklaratën e Enkelejd Alibeajt, që e bëri të qartë si vendim i grupit parlamentar fillimisht. Më pas, doli varianti i ri që nuk është votuar ende nga grupi ajo deklaratë. Ishte deklaratë që nuk kishte seriozitet, është tentativë për të vijuar zvarritjen e PD-së. Është hile për të mos lejuar bashkimin e PD-së. Kur thua që je për bashkim e pastaj jep kushtet, ku përfshihet kushti për Sali Berishën, që është absurd”, deklaroi Paloka.

Lulzim Basha dha dje dorëheqjen duke deklaruar se do të bënte një hap pas për të lejuar që PD të shkonte drejt së ardhmes e bashkuar. Dorëheqja e tij vjen pasi pjesa dërrmuese e deputetëve ia kërkuan pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme më 6 mars.

Të fundit