Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Bashës, reagon Grida Duma: Nga ky çast, PD mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores

Dorëheqja e Bashës, reagon Grida Duma: Nga ky çast, PD mundet

Vjen reagimi i deputetes dhe nënkryetares së dorëhequr të Partisë Demokratike, Grida Duma pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i Kryetarit të PD-së.

Më anë të një statusi në Facebook, Grida Duma thekson se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës PD mund të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe.

“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!

Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka!”, thekson Grida Duma.

Të fundit