Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e kreut të CDU, Spaho "thumbon" Bashën: Ky është standardi i partive të djathta, jo kur s'lejohet mbledhja e Kuvendit

Dorëheqja e kreut të CDU, Spaho "thumbon" Bashën: Ky

Ish-numri dy i PD, Edmond Spaho ka reaguar mbi lajmin, ku kreu i CDU në Gjermani Armin Laschet ka thënë se është gati të japë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet që u mbajtën dy javë më parë në Gjermani.

Duke marrë shembull Laschet, Spaho thotë se ky është standardi i një partie të djathtë dhe europiane. Ai shton se jemi larg modelit të vitit 2013, kur ish-kryeministri Sali Berisha dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjeve.

Spaho ka dalë në mbështetje të "Foltores" së Berishës, ndërsa shton se sot anëtarësisë u thuhet se do të lejohet mbledhja e Kuvendit edhe nëse janë firmat e nevojshme.

"Standarti i nje Partie te vertete te djathte dhe europiane. Nuk kishte as nje vit ne krye te CDU por jep doreheqjen pasi humbi zgjedhjet.  As vlen te krahasohet me ne.

Jemi larg modelit te vitit 2013 kur Berisha dha doreheqjen pas humbjes se zgjedhjeve. Jo vetem kaq, por anetaresise i thuhet qe nuk do lejoj mbajtjen e Kuvendit edhe nese mblidhen firmat. Keta ne i quajme politikane 'perendimore'", shkruan ai në rrjetet sociale.

Dorëheqja e kreut të CDU, Spaho "thumbon" Bashën: Ky

Të fundit