Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Lulzim Bashës, Ristani: Demokratët lanë pas një ëndërr të keqe

Dorëheqja e Lulzim Bashës, Ristani: Demokratët lanë pas

Arben Ristani e ka cilësuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD, një ëndërr të keqe që demokratët e lanë pas.

I ftuar në Open, Ristani u shpreh se me largimin e Bashës u mbyll një histori e dhimbshme, në të cilën PD rëshkiti nga një parti demokratike në parti autoritare. Ristani tha se ishte i nevojshëm ccbunkerizimi i selisë blu, dhe largimi i Bashës të cilin e quajti “mendjengushtë”.

“Rruga është e hapur për të zgjidhur krizën dhe për të ecur përpara. Demokratët lanë pas një ëndërr të keqe, të asaj që Basha përfaqësonte. Ngeli pas kjo histori e dhimbshme dhe tani shihet për zgjidhje. PD kishte rrëshkitur nga një parti demokratike në një parti autoritare. Kjo ishte ëndërr e keqe që bëri që Rama të merrte 3 mandate. Me dorëheqjen e Bashës u mbyll ky kapitull dhe tani jemi të lirë të ecim përpara. Çbunkerizmi i PD-së është një hap i mirë, i daljes së tabllosë së keqe që kishte pllakosur PD, me këtë njeri mendjengushtë që më në fund e hoqëm qafe. PD duhet të ringrihet dhe të bëhet ajo forcë politike që ne duam,” tha Ristani.

Të fundit