Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Mark Markut, Tritan Shehu: Vendim personal, PD të fokusohet te parlamenti i ri dhe strukturimi i luftës opozitare

Dorëheqja e Mark Markut, Tritan Shehu: Vendim personal, PD të

Deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu ka komentuar vendimin e Mark Markut për t’u dorëhequr nga Kuvendi dhe Këshillin Kombëtar të PD, ndërsa ka renditur kritika të ashpra ndaj lidershipit të Partisë Demokratike.

Duke folur në A2, Shehu thotë se ky është një vendim personal i Markut, ndërsa për PD shtoi se duhet të fokusohet në sesionin e ri parlamentar që pritet të nisë shumë shpejt.

“Dorëheqja është një vendim personal, mund të ndodhë në çdo parti demokratike të botës. Nuk e komentoj këtë gjë që e bën një njeri kur mendon se duhet të japë dorëheqjen nga diçka.

Unë mendoj se kemi elementë të tjerë për të parë, hapjen e sezonit të ri parlamentar, strukturimin e luftës opozitare. Nuk dua të bëjë asnjë analizë. Vendimet janë personale, në demokraci ka vend për to. Unë i kam dhënë mendimet e mia se ku duhet të fokusohet Partia Demokratike”, tha Shehu.

Të fundit