Flash News

Ditari i Opozitës

“Dorëheqja e Ramës ishte një opsion!”- Berisha: Tani i them, prite zemërimin e popullit!

“Dorëheqja e Ramës ishte një opsion!”- Berisha: Tani

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u pyet sot në konferencën me gazetarët në lidhje me deklaratën paraprake që bëri kryeministri Edi Rama gjatë daljes për mediat po sot, s’e mazhoranca ka 83 mandate dhe nuk do të dorëhiqej.

Teksa i kujtoi se dorëheqja për kreun e mazhorancës ishte një opsion që duhet ta kishte zgjedhur, refuzimit të saj në diskurs politik e përshkroi me një “zemërim popullor” të pritshëm ndaj kësaj sfide që Rama i bën shqiptarëve.

“Kjo ishte një sfidë. Dorëheqja ishte një opsion, por ai s’e pranon. Por shqiptarët do ta heqin. Shqiptarët do ta heqin, nuk mund ta pranojnë kurrë një hajdut si ai kryeministër. Kjo është përgjigja ime, shqiptarët s’do e pranojnë kurrë, dorëheqja ishte opsion, ndaj e them, prite zemërimin e popullit shqiptar!”, u shpreh në përgjigjen e shkurtër që dha.

Dhe më tej shtoi se:

“Përgjigja ime është kjo, shqiptarët do t’ja tregojnë veten atij. Çdo kush përveç atij do të kishte dhënë dorëheqjen, shqiptarët nuk do të mund ti vjedhë më”.

 

Të fundit