Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja “5D”, këshilltarët bashkiakë të opozitës letër ambasadorëve të huaj

Dosja “5D”, këshilltarët bashkiakë të

Këshilltarët bashkiakë e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës i janë drejtuar me një shkresë ambasadave të huaja në Shqipëri, për t’i informuar lidhur me situatën në Bashkinë e Tiranës dhe në Këshillin Bashkiak.

Kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës, Ilir Alimehmeti ka bërë publike shkresën dërguar konkretisht: Silvio Gonzato, ambasadori i BE;  Alastait King-Smith, ambasadori i Britanisë së Madhe; David Ëisner, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-ve; Karl Begner, ambasadori i Gjermanisë; Fabrizio Buçi, ambasadori i Italisë; Clarisse Pasztory, prezenca e OSCE në Shqipëri.

Shkresa është dërguar ditën e premte, më 26 Prill.

Postimi:

Miqte e mi, pas qendrimit te paekuilibruar te disa prej kancelarive te partnereve tane te ngushte strategjike ndaj protestes qytetare kunder korrupsionit te perbindshem ne Bashkine e Tiranes dhe arrestimit te drejtoreve dhe bashkepunetoreve te ngushte politike te Erion Veliajt, na lindi detyra per t'i informuar keto kancelari mbi cfare po ndodh ne kete bashki dhe ne Keshillin Bashkiak.

Shkresen e derguar diten e premte, date 26 prill 2024, mund ta lexoni te plote ne emer te transparences dhe gjej rastin te falenderoj ngrohtesisht dy kryetaret e tjere te keshilltareve bashkiake qe u bashkuan ne qendrimin tone nderkombetar:

Z. Endrit Braimllari, Kryetar i Keshilltareve te PL-se

Z. Endrit Shabani, Kryetar i Keshilltareve NTH-PR-LZHK.

Mbetet e hapur ftesa per çdo keshilltar bashkiak, sidomos ata qe perfaqesojne PS, PSD dhe PDIU qe te mbajne qendrim kritik etik dhe profesional ndaj korrupsionit ne Bashkine Tirane.

Lufta kunder korrupsionit duhet te na bashkoje te gjithe, pa dallime partiake, pasi çdo qytetar abuzohet njesoj pavaresisht nga çfare subjekti politik ka votuar.

Mbetemi ne dispozicion te çdo faktori nderkombetar, mediatik dhe qytetar per t'i dhene dokumente dhe fakte te metejshme sqaruese te situates ku ndodhet Bashkia Tirane dhe Keshilli Bashkiak i saj, duke shpresuar qe kjo do t'i ndihmoje ne zgjerimin e perspektives se tyre dhe ne marrjen e qendrimeve me te ekuilibruara ne te ardhmen.

Prof. Asc. Ilir Alimehmeti

Kryetar i Grupit te Keshilltareve Demokrate

Keshilli Bashkiak

Bashkia Tirane

Dosja “5D”, këshilltarët bashkiakë të Dosja “5D”, këshilltarët bashkiakë të

Të fundit