Flash News

Ditari i Opozitës

Dosje me përgjime për Ramën? Meta: Janë të gjitha të vërteta dhe të pa montuara

Dosje me përgjime për Ramën? Meta: Janë të gjitha

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është rikthyer deklaratës së pak ditëve më parë se kryeministri Edi Rama është kapur në përgjime me grupet kriminale në vend.

Në një dalje për mediat, Meta tha se të gjitha dosjet për të janë të vërteta dhe të pamontuara.

“Mendoj se për të ka vetëm dosje dhe janë të gjitha të vërteta, të pamontuara dhe do të kemi ditë të reja, por do t’ju lutesha të ktheheshit te rasti flagrant se çfarë ndodh në këtë shtet. Si mund të ndodhë një gjë e tillë në një vend europian, anëtar të NATO-s”, deklaroi Meta.

 

 

Të fundit