Flash News

Ditari i Opozitës

Dosjet ankimore, Logu: Nëse Kolegji nuk na jep të drejtë, do ta çojmë çështjen në Strasburg

Dosjet ankimore, Logu: Nëse Kolegji nuk na jep të drejtë, do ta
Marash Logu

Përfaqësuesi i ligjor i PD në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, Marash Logu tha se nëse Kolegji Zgjedhor nuk i jep të drejtë PD, për pretendimet që ajo ka për manipulimet zgjedhore, dosjet ankimore do t'i depozitojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut.

Logu shprehu besimin se Kolegji Zgjedhor do t’i japë të drejtë PD-së lidhur me çështjet e rrëzuara në KAS dhe do të pranojë kërkesën për marrjen e provave shtesë.

“Ankimimet tona do t’i çojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe në Gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut,  kjo nuk është një betejë që duhet lënë në gjysmë”, tha Logu për 'Euronews Albania'.

Të fundit