Flash News

Ditari i Opozitës

“Dreka e bashkimit,” e konfirmon Sula: Kemi konsensus për disa kandidatë të dalë nga Primaret

“Dreka e bashkimit,” e konfirmon Sula: Kemi konsensus për disa

Duket se në drekën e së mërkurës, dy grupimet e Partisë Demokratike duhet ta përdorin si një pikënisje të re.

Është ky qëndrimi që deputeti Dashnor Sula mbajti ndërsa komentonte mbledhjen e djeshme mes të djathtëve në studion e “Ditari” në A2 CNN.

Sula konfirmoi se mes dy grupimeve ka konsensus për disa kandidatë për bashkitë që kanë dalë nga primaret e mbajtura më herët gjatë këtij muaji.

Mziu ka qenë i saktë. Marrim qarkun e Elbasanit, kemi 7 bashki. Jemi plotësisht dakord me kandidaturën e Luçiano Boçit. Të njëjtën gjë themi për Servet Duzhën në Cërrik, për Asim Çekrezin në Gramsh. Nuk them dot për bashkinë Përrenjas, Librazhd. Po të dojë një burrë, grua, e gjen zgjidhjen”, tha Sula.

Ndërsa komentonte qëndrimet e mbajtura nga palët pas drekës festive, deputeti i cili bën pjesë në atë që quhet grupimi i Alibeajt, theksoi se të gjithë duhet t’i matin fjalët që thonë ndërsa shtoi se dreka nuk kishte pse të politizohej.

 

Të fundit