Flash News

Ditari i Opozitës

Drita jeshile për Kosovën, Meta: I pandalshëm integrimi dhe anëtarësimi në institucionet më të rëndësishme

Drita jeshile për Kosovën, Meta: I pandalshëm integrimi dhe

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e marrë këtë të hënë nga Komiteti i Ministrave në Këshillin e Europës për të pranuar aplikimin e Kosovës për anëtarësi.

Meta shprehet se integrimi dhe anëtarësimi i Kosovës në institucionet më të rëndësishme politike Evropiane dhe botërore do të jetë i pandalshëm.

“Urime nga zemra Kosovës. Përparim historik për Kosovën, që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka votuar me 2/3 pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësi.

Në hapin tjetër, le të angazhohemi të gjithë në mbështetje të Kosovës dhe institucioneve të saj, pa dallim partiak, që ky aplikim të kalojë me sukses edhe në Asamblenë Parlamentare të KiE.

I pandalshëm do të jetë integrimi dhe anëtarësimi i Kosovës në institucionet më të rëndësishme politike Evropiane dhe botërore”, shkruan Meta.

Të fundit