Flash News

Ditari i Opozitës

Duka i bindur: Lëvizja e Salianjit brenda PD nuk e rrëzon dot Berishën

Duka i bindur: Lëvizja e Salianjit brenda PD nuk e rrëzon dot

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehet i bindur se lëvizja e përfaqësuar nga Ervin Salianji nuk ka shanse të rrëzojë Sali Berishën nga drejtimi i Partisë Demokratike.

I ftuar në A2 CNN, sipas Dukës, në politikën shqiptare mungojnë shembuj realë të largimit të kryetarëve nën presion të brendshëm.

Ai përmendi rastet e Fatos Nanos dhe të zhvillimeve në Partinë Socialiste, duke ironizuar se edhe një shoqatë peshkatarësh nuk jep dorëheqje lehtë, e jo më një parti e madhe.

“Po s’u tërhoq vetë Sali Berisha, është pothuajse e pamundur ta lëvizësh. Nuk ka asnjë rast në Shqipëri që një kryetar partie është larguar me lobime apo me presion të brendshëm,” u shpreh ai.

Kreu i PAA-së shtoi se lëvizja e re mund të jetë pozitive si frymë, por nuk ka mundësi reale të prodhojë rotacion në krye të PD-së.

“Zëvendësimi i kryetarit bëhet vetëm kur ai vetë mendon të lirojë krahun. Përndryshe, është pothuajse i pamundur,” tha Duka.  

 

 

Të fundit