Flash News

Ditari i Opozitës

Dy ditë para ultimatumit të Berishës, Basha bën ndryshime në selinë e PD

 

Dy ditë para ultimatumit të Berishës, Basha bën ndryshime
Selia e PD pas ndryshimeve

 

Me nisjen e vitit të ri 2022, kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur të ndryshojë ‘fytyrën’ e selisë së Partisë Demokratike.

Siç duket edhe nga foto, në seli janë bërë ndryshime më fasadë, ku dera e hyrjes kryesore dhe xhamat e selisë janë veshur me letër ngjitëse ngjyrë blu me logon dhe simbolet e PD. 

Këto lëvizje vijnë dy ditë para 5 janarit, dita e përcaktuar nga ish kryeministri Sali Berisha si ultimatum për Bashën, që ky i fundit të lirojë zyrën dhe selinë e PD.

Dy ditë para ultimatumit të Berishës, Basha bën ndryshime
Si ishte

Të fundit