Flash News

Ditari i Opozitës

Dy fjalë për Parashqevi Simakun dhe për ne të gjithë!

Dy fjalë për Parashqevi Simakun dhe për ne të gjithë!

Nga Agron Gjekmarkaj

Parashqevi Simaku një ikonë e muzikës shqiptare po prodhon shumë lajme! Të gjitha të trishta edhe kur duken disi më pozitive! Ekzibicionizmi me gjendjen e saj po merr një përmasë të frigshme! 

Nevoja per sensacion e klikime me fatkeqesinë e saj gjithëaq! Në mes te kesaj dramë personale tek shoqeria shqiptare u shfaq nostalgjia për artisten e madhe e bashkë me të dhimbja për rrethanat aktuale jetësore!

I vetmi deri sot nga personat me përgjegjësi publike që kanë deshmuar  vullnet për ta ndihmuar edhe per patriotizem kavajas është Fisnik Qosja Kryetari i Bashkisë Kavajë! Duke vepruar  kesisoj   ai ka demostruar një permasë njerzore e institucionale të cilen duhet ta marrë si shembull qeveria shqiptare!

Ne nuk e dimë çfarë dhe si deshiron ta administrojë jeten  e saj.  Nuk e dimë në   do preferonte kthimin në Shqiperi apo dobtë mbetet në New York , por në të dyja rastet si Shtet dhe shoqeri  ja kemi borxh një zgjidhje, te vertete, te prekshme, që e nxjerr atë nga mjerimi e depresioni e mbi të gjitha që nuk e trajton si “gjah” sensacionesh !

Shume kengetare të huaj paguhen per të performuar në Tiranë mbase kjo inisiative mund të merret per të! Qeveria do duhej ti lidhte me patjeter një pension të jashtëzakonshem per merita të shquara në jeten kulturore të vendit! Biznesmenet  shqiptar akuzohen per mungesë të theksuar humanizmi me kullat e tyre në mes të Tiranes, kanë rastin ti pergenjeshtrojnë këto pandehma duke i ofruar në apartament kengetares së madhe me gjasë e pastrehë!

Nese ajo deshiron të jetojë në Amerikë po aq vlen perpjekja e perbashkë ketu dhe atje por e vertetë njerzore, jo duke e trajtuar ate si objekt sevapi por  solidariteti, merite e dinjiteti.

Gjithsesi keto lajme po na vënë në provë etike të gjithve ne sa të vertetë mund të jemi me bilbilin e kënges shqiptare , me personalitetin që ma dhuroi emocione të verteta kur shumëçka qe e rrëme!

Të fundit