Flash News

Ditari i Opozitës

"Dy gjysmat e Ramës", Berisha e karahason me Enver Hoxhën dhe Vuçiç

"Dy gjysmat e Ramës", Berisha e karahason me Enver Hoxhën

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një krahasim mes kryeministrit Rama, ish-diktatorit Enver Hoxha dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në një video të shpërndarë në Facebook, Berisha tregon një paralelizëm mes udhëtimeve 'luksoze' të Ramës me charter dhe të rinjve shqiptarë që emigrojnë. Po ashtu, Berisha tregon një moment kur presidenti rus Vladimir Putin i jep medalje Aleksandër Vuçiçit, duke vendosur në vend të tij fytyrën e Ramës.

Përmes videos, Berisha tregon se sa të pëerbashkëta ka Rama me ish-diktatorin dhe Vuçiçin, që e konsideron vëlla.

"Rama me çarter, shqiptarët me gomone! Fëmijët shqiptarë pa ngrohje në dimër, Rama poston fotot me oxhak të ndezur flakë! Të miturit shqiptarë lajnë xhamat e makinave për të siguruar mbijetesën, Rama me eksortë makinash luksoze! Fëmijët e pastrehë sigurojnë bukën e gojës duke i rënë daulles nëpër rrugët e qytetit dhe flejnë mbi të, Rama i bie dajres për të bërë aheng! Por ndryshe nga vuajtjet e shqiptarëve, Rama është i njëjti si diktatori më famëkeq, Enver Hoxha, por është edhe gjysma më e mirë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç që merr medalje nga Vladimir PutinDy gjysmat e Edi Ramës!", shkruan Berisha në Facebook.

 

Të fundit