Flash News

Ditari i Opozitës

Dy kandidatë në garë, PD e Lushnjës zgjedh kryetarin e ri

Dy kandidatë në garë, PD e Lushnjës zgjedh kryetarin e ri

Dega e Partisë Demokratike në Lushnjë do të zgjedhë sot kryetarin e ri. Votimi ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 18:00.

Dy janë kandidatët për postin e kryetarit të degës së PD Lushnjë: Eduard Sharka dhe Klement Çela. Sharka kandidoi për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore për bashkinë e Lushnjës, kurse Klement Çela mban postin e Sekretarit të Degës Lushnjë.

Anëtarë të komisionit të votimit janë Julia Mbriçe, Stefan Prençe dhe Alvin Gjata.

Të fundit