Flash News

Ditari i Opozitës

Dy kandidatë në garë për kreun e PD, ironizon Salianji: Edhe dasma mbledh më shumë njerëz

Dy kandidatë në garë për kreun e PD, ironizon Salianji: Edhe

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar garën për kreun e Partisë Demokratike, ku garojnë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Në një intervistë për Panorama TV, ai u shpreh se kemi të bëjmë me një pengmarrje të vulës dhe logos për ta kthyer partinë në shërbim të një individi. Salianji shtoi se Basha është shfaqur për t'i bërë më shumë dëm opozitës.

“Mbledhja e një grumbulli të caktuar njerëzisht i mbledh kushdo. Në dasma mblidhen më shumë se aq njerëz. Por kjo nuk do të thotë se është këshilli kombëtar i PD. Kjo nuk i bën të kenë tagrin e këshillit kombëtar të PD. Aty kishte një grup demokratësh që kanë një mendim të caktuar. Pashë fytyra të tjera që nuk i kam parë ndonjëherë në PD. Kemi një pengmarrje të vulës së logos për ta kthyer në shërbim të një individi. Ne e kemi detyruar të dorëhiqet kur kemi qenë në mbledhjet e pas 6 marsit. Tani po shpërfaqet për të treguar që kërkon ende t’i bëjë më shumë dëm opozitës dhe demokratëve dhe t’i shërbejnë qeverisë”, deklaroi ai.

Të fundit