Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dy Kuvendet e PD, a ka negociata Basha-Berisha dhe sa delegatë do ketë në 18 dhjetor? Si përgjigjet Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaron se Kuvendi Kombëtar i PD do të mbahet në 18 dhjetor dhe çdo tubim para tij nuk cënon legjitimitetin e institucioneve të PD.
“Në 11 dhjetor në kullën e stadiumit Air Albania në Pallatin e Kongreseve apo në çdo vend tjetër, çdo person, qoftë ky edhe një edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka të drejtën e tij për të thirrur një miting, por Kuvendi Kombëtar i PD-së mblidhet në datën 18 dhjetor ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve. Ai është Kuvendi Kombëtar i PD-së, Kuvendi i demokratëve, ku çdo demokrat që e do PD-në, do që ta shikojë fituese PD-në, i do të mirën dhe mbron interesin e PD-së, do të marrë pjesë në Kuvendin e saj kombëtar të datës 18.
Nuk besoj se mitingu i datës 11 do të mund të prodhojë ndonjë vendimmarrje apo çështje që do të duhet të kenë shqetësim institucionet legjitime të PD-së, aq më tepër që në datën 18 mblidhet Kuvendi dhe do të marrë të gjitha vendimet ndaj cilitdo që me veprimet apo mosveprimet e tij, me aktet apo aksionin e ndërmarrë, ka vendosur të dëmtojë interesin politik dhe elektoral të PD-së”, tha Bardhi në një intervistë për Top Channel.
Bardhi u pyet për nismën e deklaruar nga foltorja për një referendum që shkarkon kryetarin e PD.
“Cilido është i lirë të shkruajë libra, të mbajë shënimet e tij, por këto shënime apo këto libra, nuk përbëjnë Kushtetutën e PD-së. Kushtetuta e PD-së miratohet dhe ndryshohet sipas një procedure të caktuar nga Kuvendi Kombëtar i PD-së që mblidhet më 18 dhjetor.”
Pyetjes sa delegatë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit, Sekretari i Përgjithshëm i PD iu përgjigj: “Dua t’ju siguroj që sipas informacioneve të përcjella nga secila degë e Partisë Demokratike, numri i anëtarëve pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të datës 18 do të jetë më shumë se pjesëmarrja në Kuvendin e fundit të Kuvendit Kombëtar të PD-së, atë të datës 17 Korrik.”
A ka negociata për pajtim mes Bashës dhe Berishës?
Numri 2 i PD shpjegoi pse përgjigja është negative. “Në këtë moment mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka interesa të ndryshme. Interesi i Lulzim Bashës është mbrojtja e interesit të Partisë Demokratike, mbrojtja e interesit të demokratëve, ndërkohë që nga ana tjetër, interesi i vetëm i Sali Berishës është mbrojtja e interesit të tij personal dhe përdorimi i partisë për një problem apo hall të tij personal. Në këtë mënyrë nuk mund të përputhen dy këto interesa, sepse interesi i demokratëve dhe i Partisë Demokratike do të duhet të prevalojë mbi çdo interes personal, qoftë ky edhe interesi personal i Sali Berishës.”
Gazment Bardhi përgënjeshtroi akuzat se Basha është në procedim penal për çështjen “Toyota Yaris”.
“Asnjë trillim apo shpifje e bërë për interesin e ditës, nuk mund të rrezikojë kryetarin e Partisë Demokratike. Lulzim Basha është personi që ka denoncuar aferën e “Toyota Yaris”, është ai që ka folur i pari lidhur me këtë çështje dhe nuk mundet që denoncuesi të jetë njëkohësisht edhe i proceduar. Dokumentet e publikuara sigurisht që bëjnë të qartë për thirrjen e Lulzim Bashës si dëshmitar.
Lulzim Basha ka dhënë dëshminë e tij përpara autoriteteve belge. E çuditshme është që prokurorët belgë njoftuakan Sali Berishën dhe nuk njoftojnë Lulzim Bashën mbi një çështje që mund të kenë nën hetim, kur do të duhet t’i marrin dëshminë Bashës. Kjo është diçka e çuditshme për të cilën do të duhet të japë shpjegime Sali Berisha”, tha ai.
Në intervistën e dhënë në Top Channel, Sekretari i Përgjithshëm i PD foli edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet dhe pasojat e këtij vendimi.
“Për fat të keq, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë trajtim të thelbit të çështjes, pra nuk i ka dhënë zgjidhje, nëse zgjedhjet e 30 qershorit, ishin ose jo kushtetuese. Nuk ka legjitimuar Gjykata Kushtetuese 30 qershorin, thjesht ka evidentuar që Shoqata e Bashkive nuk mund të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese dhe do të duhej ta kishte vënë në lëvizje institucioni i Presidentit të Republikës. Dua t’ju siguroj që në çdo moment që do të ketë zgjedhje, PD ka burimet e mjaftueshme njerëzore për të patur jo vetëm një kandidat, por shumë kandidatë për secilën prej zonave”, tha Bardhi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38