Flash News

Ditari i Opozitës

Dy postera, dy realitete

Dy postera, dy realitete

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Jamarbër Malltezi ka publikuar në Facebook një foto ku mban dy postera me akuza të drejtpërdrejta për çështjen e tokave në Tiranë.

Malltezi paraqet nga njëra anë investimet që janë bërë në tokë private të familjes – përfshirë strehimin e 41 familjeve informale, ndërtimin e një kopshti, një faltoreje dhe krijimin e një parku urban me 2 mijë pemë.

Në posterin tjetër, ai akuzon se në të njëjtën zonë ishte planifikuar ndërtimi i një shkolle të mesme, duke përmendur se “katër VKM nominale”, përvetësuan ndërtese qe grabiti tokën publike dhe private.

Kujtojme qe Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën gjyqësore në ngarkim të kreut të PD-së Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamambër Malltezit, Fatmir Bektashit, Xhimi Begeja dhe Andia Pustinës.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës.

Në një prononcim për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Malltezi lëshoi akuza të forta, duke e cilësuar procesin ndaj tij si politik dhe të stisur.

Ai e krahasoi situatën e tij me persekutimin e familjes gjatë regjimit komunist, duke u shfaqur përkrah kushëririt të tij, Xhim Begeja. Sipas Malltezit, ashtu si xhaxhallarët e Begejës u pushkatuan dhe u burgosën në atë kohë sepse ishin “të pasur dhe armiq të partisë”, edhe ai sot po përballet me një proces të ngjashëm si pronar.

Malltezi drejtoi akuza direkte ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim, duke i quajtur ata si organizatorët e këtij procesi. “Jemi të njëjtët pronarë që ballafaqohemi me procese politike të stisura nga Edi Rama dhe nga ambasadorja Yuri Kim, që siç e patë juve, vodhi 100 milionë euro me dy gjeneratorë,” deklaroi ai.

Të fundit