Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi i përgjigjet akuzave të Bashës për pazare: Në 2014 me votën e tij u amnistuan anëtarë të krimit të organizuar

Bardhi i përgjigjet akuzave të Bashës për pazare: Në

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës, se me dakordësinë e arritur me mazhorancën për Amnistinë Penale, përfitojnë të akuzuar për korrupsion.

Jashtë Kuvendit Bardhi ironizoi Bashën duke thënë se ishte lajm i mirë që është çuar në orën 8, duke sqaruar se dakordësia e arritur synon që të miratojë një amnisti të ngjashme me vitet e kaluara e cila nuk bëhet barrierë për zyrtarë të akuzuar për korrupsion.

Bardhi: E para është lajmi mirë që Zoti Basha ishte zgjuar që në orën 8. Sigurisht që sot është një ditë e rëndësishme në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeministri duhet të ishte në interpelancë për të dhënë llogari për dosjen ‘Xibraka’ por ka vendosur të dhunojë Kushtetutën. Sa i takon amnistisë ju besoj jeni dëshmitarë që ka një traditë të konsoliduar në Kuvendin e Shqipërisë në miratimin e amnistive. PD është kujdesur që drafti që votohet këtë vit të jetë i njëjtë me draftet e mëparshme që opozita ka dhënë votën pro.

Asnjë anëtar i krimit nuk përfiton amnisti nga drafti, ndryshe nga sa ka ndodhur në vitin 2014, ku me votë të Bashës ka patur amnisti për anëtarët e krimit të organizuar. Asnjë zyrtar i dënuar nga GJKKO nuk përfiton amnisti, së treti ndryshe nga sa është vepruar nga të gjithë herët e tjera, janë përfshirë të gjitha rastet e protestuesve të opozitës e shoqërisë civile që përfitojnë. Dua të theksoj se nuk ka asnjë zyrtar i korruptuar. Asnjë politikan nuk përfiton, asnjë zyrtar i lartë i korruptuar.

Të fundit