Flash News

Ditari i Opozitës

“E kam idhull”, Berisha i përgjigjet Luiz Ejllit: E falënderoj për dollinë! Demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet

“E kam idhull”, Berisha i përgjigjet Luiz Ejllit: E

Këngëtari Luiz Ejlli e ka shprehur hapur simpatinë e tij për kryetarin e PD, Sali Berisha.

Teksa festohej ditëlindjen e Kiarës në realityshow-n Big Brother VIP, ai kërkoi që të ngrihet edhe një dolli në shenjë respekti për kryetarin e PD-së pasi tha se e ka idhull. 

Sot i ftuar në Syri Tv, lideri i opozitës e falënderoi Luizin për dollinë që ngriti për të dhe e quajti atë kampion të showbiz-it.

"Është një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz.

Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë", tha Berisha.  

 

Të fundit