Flash News

Ditari i Opozitës

“E majta shkatërroi elitën”, Berisha: Pse largimi i të rinjve është lajm i mirë për qeverinë

“E majta shkatërroi elitën”, Berisha: Pse largimi i

Kryetari i PD-së, Sali Berisha po zhvillon një takim me rrjetin vendor dhe ndërkombetar të Departamentit Brain Gain & Ekselences. Ai ka deklaruar se krijimi i një elite të aftë është një objektiv të rëndësishëm të PD-së.

Berisha hodhi akuza se e majta ka punuar vazhdimisht për të shkatërruar elitën. Ndërkohë premtoi se PD synon ta ndryshojë situatën.

“Për një komb, për një shoqëri, çështja e elitës është çështje kryesore. Krijimi i një elite të aftë, atdhetare, një elite kompetente, përbën pasurinë madhore kombëtare, përbën një objektiv të rëndësishëm të PD-së dhe forcave konservatore.

E vërteta është se në një vështrim të zhvillimeve të dekadave të fundit, dhe më shumë se dekadave të fundit, nëse e majta ekstreme ishte shkatërrimtare e elitave, me program, me projekt, me aktin e parë të marrjes së pushtetit, u vërsuleshin elitave, por koha tregon se në tërësi e majta, mbetet shkatërrimtare e elitave, për shkak të objektivave që ajo përcakton ndaj tyre.

Ju keni vendosur aty një motiv: frytet tona t’ia kthejmë rrënjëve që na kanë ushqyer. Në këtë slogan qëndron një nga shtyllat më kryesore të konservatorizmit. Është atdhedashuria, është përgjegjësia që çdo njeri i qytetëruar ndjen ndaj kombit dhe vendit të tij”, tha Berisha.

Ky i fundit foli për fenomenin shumë shqetësues, atë të largimit të të rinjve. Lideri i opozitës tha se barktisja e vendit është lajm i mirë vetëm për qeverinë. Kjo sepse, dobësohet fuqia protestuese dhe votat kundër saj, theksoi Berisha.

“Një komb që vetëm në hapësirën evropiane, humbet 740 mijë qytetarë, pa llogaritur të tjerë që janë larguar në drejtime të tjerë, jo Shengen. Në historinë e luftërave, botërore apo civile, nuk gjendet asnjë komb tjetër që ka pësuar këtë katastrofë demografike që ka pësuar kombi shqiptar.

Polonia ka humbur 20 përqind të popullatës në Luftën Botërore. Shqipëria 31 përqind në 7 vite. Kjo jo nga tirania e mjerimit e vitit 1991, kur njerëzit nuk kishin kafshatën, por nga një agresion brutal i krimit, i drogës, i lidhjeve të qeveritarëve me krimin, drogën dhe vjedhjen e qeveritarëve.

Për këtë qeveri, largimi i të rinjve është një lajm i mirë, sepse dobësohet fuqia protestuese dhe votat kundër saj. Për vendin dhe kombin, kjo është absolutisht një katastrofë.Dy gjëra rrënojnë më shumë se tjetër të ardhmen: mungesa e rinisë. E dyta, borxhi. Edhe borxhi është një barrë e tmerrshme”, shtoi Berisha.

Të fundit