Flash News

Ditari i Opozitës

E majtë apo e djathtë? Meta sqaron ideologjinë e Partisë së Lirisë

E majtë apo e djathtë? Meta sqaron ideologjinë e Partisë

Ish presidenti, kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë doli sot në një konferencë të parë të Partisë së Lirisë.

I pyetur nga mediat se ku anon partia e re., majtas apo djathtas, Meta tha se është gjithëpërfshirëse.

Partia e lirisë është liria, kushtetuta është e majtë apo e djathtë. Është gjithëpërfshirëse. Partia e Lirisë, është liria. Sovraniteti është i majtë apo i djathtë. Është gjithëpërfshirëse. Këtu jemi në një moment ku nuk kemi të bëjmë me të majtë apo të djathë. PS është e majtë? Partia e Lirisë është patriotike që do të ndezë shpresën”- tha Meta. 

Po ashtu, Meta konfirmoi se do të marrë pjesë në zgjehdjet e ardhshme vendore.

“Partia e Lirisë për aq kohë sa do të jem lider i saj nuk do të bojkotojë asgjë në këtë vend, as seanca plenare, aq më tepër për të b9ijkotuar zgjedhjet. Në demokraci kush ikën nga zgjedhjet është një dezertor, kapitullues, i blerë, si ai që digjte mandatet ose është me probleme. Unë nuk jam naiv që të pres demokraci daneze në Shqipëri.

PL është e vendosur të marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet dhe është e bindur në një triumf të madh”, deklaroi Meta.

Të fundit