Flash News

Ditari i Opozitës

“E pafalshme ajo që po ndodh me Tiranën”, Këlliçi shpalos programin e tij para Demokristianëve

“E pafalshme ajo që po ndodh me Tiranën”,

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi sot një takim me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokristiane

Në takim e zhvilluar me një partitë formuese të koalicionit, Këlliçi prezantoi programin e tij për Tiranën. Këlliçi i prezantuar nga kryetari Nard Ndoka tha se sot më shumë se sa si kandidat, Belindi është një misionar për të ndryshuar Tiranën.

“Belind Këlliçi sot ka një mision, të jemi të qartë, nuk është thjesht një kandidat. Unë mund ta quaj një ‘misionar politik’, për faktin se mbi vete mbart disa kauza. E para është, të rikthejmë besimi te të rinjtë, të rikthejmë shpresën te të rinjtë, edhe në aspektin e qëndrimit dhe punësimit në Shqipëri por edhe në aspektin politik. Ne patëm dy modele të dështuara për fatin e keq, se gjithmonë flitet se të rinjtë zënë vendin e tyre, por dështuan. Dështoi Lulzim Basha me turp, dështoi Erion Veliaj me turp. Pra një njeri që është më i keq se padroni i tij, Edi Rama. Një njeri që nuk u bë asnjëherë një menaxher, politikan, burrë shteti jo e jo. Pra janë këto dy modele të dështuara, që padiskutim që misioni i Belindit Rritet akoma më shumë”, tha Ndoka.

Ndoka u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mbështesin Belind Këlliçin në 14 maj.

“Ato e kanë bërë jetën më të vështirë qytetarëve, siç është Tirana. Pse urrehet sot Erion Veliaj? Çdo njeri bën dallimin, ka një trafik më të rënduar, ka ndërtime jashtë kritereve, që gjithësecilit ia ka bërë jetën e mërzitshme, ka arrogancë, nuk ka transparencë, abuzohet me taksat tona. Pra janë gjithë këto modele, që çdo njeri e shikon se Tirana jo vetëm që nuk ndryshuar për mirë, por ka bërë regres, duke na vështirësuar jetën edhe ne”, u shpreh Ndoka.

Këlliçi u zotua para demokristianëve, se pas 14 majit do të punojë për realizimin e premtimeve që ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore, teksa u ndal te transporti publik falas që do t’iu lehtësojë jetesën 200 mijë qytetarëve në Tiranë.

“Kjo që ndodh me Tiranën është e pafalshme. Ndaj premtimet e mija targetojnë sigurisht, uljen e kostove të jetesës në mënyrë të padiskutuesheme, duke filluar nga një masë që prek 200 mijë qytetarë në ditë. Ua them këtu, nga ky takim me Demokristianët, autobusi pas 14 majit do të jetë falas pa pagesë. Kjo është e realizueshme. A e dini çfarë benefiti është kjo për qytetarët? Janë 200 mijë qytetarë në ditë në Tiranë që përdorin shërbimin e autobusit. Për ato familjet që janë në kushte të vështira ekonomike, për ato familje që u duhet të marrin dy linja urbani në ditë për të shkuar në vendin e punës, kjo masë u kursen 52 mijë lekë në muaj”, tha Këlliçi.

Të fundit