Flash News

Ditari i Opozitës

"E quajti Luan Kartoni", Baçi i përgjigjet Ramës: Batutaxhi dhe gjetës epitetesh, shteti yt prej letre do rrëzohet me 25 prill

"E quajti Luan Kartoni", Baçi i përgjigjet Ramës:

Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e thumboi sot nga Fieri, teksa e quajti "luan kartoni" që nxit njerëz të filmojnë paçavure në poliklinika.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Baçi shkruan se Rama në vend që të investojë dhe të mos lërë njerëzit të presin në radhë për një analizë, kalon kohën me sulme politke ndaj çdokujt që rrëzon propagandën e tij kriminale.

Më tej ai shtoi se ky është shteti prej letre që kryeministri ka ndërtuar këto 8 vjet dhe se më 25 prill shqiptarët do të rrëzojnë këtë shtet letre.

Postimi i plotë:

Edi Rama sa here vjen ne Fier, eshte me aluçinacione mendon se ja kam faijin une, qe e ka situaten jashte kontrollit dhe duke qene se i duket vetja batutaxhi dhe gjetes epitetesh, merret me mua.

Në vend që të investojë dhe të mos lërë njerëzit të presin në radhë për një analizë, në vend që të mos i çojë lekët në koncesione korruptive, Edi Rama e kalon kohën me sulme politke ndaj çdokujt që rrëzon propagandën e tij kriminale.

Është tradhti e madhe ndaj qytetarëve që një kryeministër të sulmojë një kundërshtar politik, siç bëri sot me mua, për faktin e vetëm se u dhashë zë qytetarëve nga radhët e gjata në pritje të analizave.

E sfidoj Edi Ramën të shkojmë të shohim radhët,  dhe çdo gje tjeter qe ecen vetem mbrapsht, pa njoftuar më pare vartesit e tij.

Edi Rama! Ky është shteti prej letre që ke ndërtuar këto 8 vjet.

Të shembet para syve, sapo heq kamerën tënde të propagandës.

Këtë shtet prej letre do ta rrëzojmë më 25 prill me të gjithë fierakët dhe shqiptarët që duan një shërbim shëndetësor normal dhe duan ndryshimin.

Të fundit